Batatina: Nuk jemi zmbrapsur

Futboll

Batatina: Nuk jemi zmbrapsur

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 15:52
Batatina: Nuk jemi zmbrapsur

Llapi ka shënuar fitore të thellë ndaj skuadrës së Ballkanit, duke triumfuar me rezultat 4-1, shkruan Insporti. Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Llapit, Batatina, i cili ka lavdëruar lojtarët për angazhimin dhe për fitoren në takimin ndaj Ballkanit, të dielën në Merdar.

“Nuk ka qenë ndeshje e lehtë. E dimë që kemi luajtur ndaj një skuadre e cila ishte në pozitën e parë dhe duhet të jeni të kujdesshëm ndaj një kundërshtari të fortë.

Në pjesën e parë nuk luajtëm kënaqshëm, loja nuk ishte e rrjedhshme. Në pjesën e dytë ju kam thënë lojtarëve se duhet të ndryshojmë nëse duam të fitojmë. Në momentin e pranimit të golit ndryshova skemën duke bërë zëvendësimet e qëlluara.

Trajneri nuk është për të mbajtur vetëm stërvitje, kështu e kam përgatitur ndeshjen dhe në fund erdhi rezultati. Nuk jemi zmbrapsur, kemi vazhduar të sulmojmë deri në fund dhe ia arritëm objektivit”, ka thënë Batatina.

Ballkani mbetet në pozitën e tretë me 24 pikë të mbledhura, gjersa Llapi me këtë fitore ngritet në pozitën e katërt me 21 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat