Largimi nga Manchester United i “ngroh xhepat” e Solskjaer

Futboll

Largimi nga Manchester United i “ngroh xhepat” e Solskjaer

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 15:58
Ole Gunnar Solskjaer

Shkarkimi i Ole Gunnar Solskjaer nuk është aq i dhimbshëm sa mund të mendohet.

Largimi nga drejtimi i Manchester United i ka “ngrohur xhepat” trajnerit norvegjez, i cili ka të drejtë të marri nga “djajtë e kuq” një pagë të plotë për një vit, pavarësisht gjithçkaje ai do të paguhet nga drejtuesit e United.

Sipas mediave angleze, plot 7.5 milion paund do të shkojnë në xhepat e Solskjaer.

Tekniku norvegjez u shkarkua pas humbjes 4-1 kundër Watford, e cila ishte edhe humbja e 5 në 7 ndeshjet e fundit të Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat