Dramë në 'Giuseppe Meazza', Inter njofton me humbje Napolin e Rrahmanit

Futboll

Dramë në 'Giuseppe Meazza', Inter njofton me humbje Napolin e Rrahmanit

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 19:56
Dramë në 'Giuseppe Meazza', Inter njofton me humbje Napolin e Rrahmanit

Interi fiton derbin e madh me rezultat 3:2 ndaj Napolit. 

Ndeshje e luftuar deri në fund e me pesë gola, secili më i bukur se tjetri.

Futbollisti Zielinski në minutën e 17-të, hapi serinë e golave duke kaluar në epërsi liderin e Serie A. 

Image

Zielinski

Megjithatë, kampioni në fuqi këndellet duke e përmbysur epërsinë e mysafirëve. 

Në minutën e 25-të, Calhanoglu nga penalltia barazon rezultatin 1:1. 

Në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 44-të, kroati Perishiç kalon në epërsi Interin. 

Në pjesën e dytë, në minutën e 61-të, Lautaro Martinez shënon për 3:1. 

Image

Napoli

Mertens ngushton rezultatin në 3:2 në minutën e 78-të, duke e bërë gjithnjë e më dramë ndeshjen në 'Giuseppe Meazza'.

12 minutat e fundit, dramë në vete por Interi ruan epërsinë dhe shënon fitore të madhe.

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit standard, duke u angazhuar deri në pikën e fundit, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 35-të. 

Rrahmani me Napolin me gjithë angazhimin, kthehen duarthatë.   

Napoli kryeson me 32 pikë pas 13 jave në Serie A, duke lënë pas Milanin me 32, Interin 28 pikë, etj.

Napoli e Interi kanë nga 10 fitore, 2 barazime  1 humbje e Interi 8 fitore, 4 barazime e 1 humbje. Në Itali nuk ka më të pamposhtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat