​Anglia merr vendim zyrtar mbi të ardhmen e trajnerit Gareth Southgate

Futboll

​Anglia merr vendim zyrtar mbi të ardhmen e trajnerit Gareth Southgate

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 13:21
Gareth Southgate

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka nënshkruar kontratë të re dyvjeçare me Anglinë, ka konfirmuar Federata e Futbollit të këtij vendi.

Ish-trajneri i Middlesbrough është në krye të ekipit kombëtar tash e pesë vite që kur erdhi për ta zëvendësuar Sam Allardycen dhe do të vazhdojë deri në dhjetor të vitit 2024.

Gjatë mandatit të tij ai ka udhëhequr Anglinë deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe në finale të Kampionatit Evropian.

Marrëveshja aktuale e Southgate do të skadonte në mesin e Kupës së Botës 2022 në Katar, por ajo është zgjatur, së bashku edhe me atë të ndihmësit të tij Steve Holland.

"Jam i kënaqur që Steve dhe unë kemi qenë në gjendje të zgjasim qëndrimin tonë në rolet tona përkatëse. Mbetet një privilegj i jashtëzakonshëm të drejtosh këtë ekip”, tha Southgate pas nënshkrimit të kontratës së re.

“Do të doja të përfitoj nga ky rast për të falënderuar Markun, Johnin dhe bordin për mbështetjen e tyre dhe sigurisht lojtarët dhe ekipin mbështetës për punën e tyre të palodhur. Ne kemi një mundësi të madhe para nesh dhe e di që ata dhe tifozët janë të gjithë të emocionuar për atë që kjo skuadër mund të arrijë në të ardhmen”, tha në fund trajneri i Anglisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat