Zidane dëshiron të punojë me Ronaldon dhe Varanen

Futboll

Zidane dëshiron të punojë me Ronaldon dhe Varanen

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 17:35
Zidane, Ronaldo dhe Varane

Ish trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është i interesuar që të punojë sërish me Cristiano Ronaldon dhe Raphael Varane, pas raportimeve që e lidhin me stolin e Man Unitedit.

“Djajtë e Kuq” janë në kërkim të pasuesit së Ole Gunnar Solskjaer, që nuk do punësohet para se të përfundojë sezoni 2021/22.

Pavarësisht raportimeve se Zidane është duke pritur që të bëhet përzgjedhës i Francës, mbetet favoriti kryesor për të marrë stolin në “Old Trafford”.

Francezi kaloi një sukses të madh me Ronaldon dhe Varanen te Reali dhe sipas Talksport, shpreson të ribashkohet me dyshen në Manchester.

United është i fokusuar që të punësojë një trajner të përkohshëm, me Laurent Blanc që shihet si kandidati kryesor.

Michael Carrick do drejtojë skuadrën për disa ndeshje, derisa të punësohet trajneri i radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat