Maguire reagon pas shkarkimit të Solskjaer

Futboll

Maguire reagon pas shkarkimit të Solskjaer

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 19:59
Ole Gunnar Solskjaer dhe Maguire

Ole Gunnar Solskjaer e pagoi më së shtrenjti për performancat e dobëta të Mancheester Unitedit duke u shkarkuar, por kapiteni Harry Maguire thotë se edhe lojtarët duhet të marrin përgjegjësi.

Norvegjezi u shkarkua pas humbjes 3:1 ndaj Watfordit të shtunën.

Manchester United fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premierligës dhe momentalisht gjenden në vendin e tetë në tabelë.

“Ne e dime se nuk kemi qenë mjaftueshëm të mirë. Performancat e fundit nuk kanë qenë të mira”, tha Maguire.

Humbja ndaj Watfordit e lë Manchester Unitedin 12 pikë prapa liderit, Chelseat.

Seria e dobët e tyre përfshin një humbje 5:0 nga Liverpooli në “Old Trafford” dhe një humbje tjetër 2:0 nga Manchester City, ndeshje ku dominuan totalisht “Citizens”.

Maguire, që u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë shtoi: “Trajneri bisedoi me ne. Ishte ditë emocionuese. Ne kemi respekt të madh për të. Rezultatet e fundit nuk kanë qenë të mira dhe Ole e pagoi çmimin për këtë. Ne gjithashtu duhet të marrim përgjegjësi të madhe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat