Buffon: Juve nuk luan keq

Futboll

Buffon: Juve nuk luan keq

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 11:20
Buffon: Juve nuk luan keq

Gianluigi Buffon ka folur për vështirësitë e Juventusit këtë sezon, pas rikthimit të Allegrit, teksa ka mbrojtur punën e trajnerit livornez:

“Juve nuk luan keq, po përpiqet të bëhet një ekip solid, që i jep pak hapësirë ​​kundërshtarit. Nuk e fituam Champions League sepse Barcelona dhe Reali ishin më të fortë se ne tri herë”.

Buffon zbuloi edhe arsyet që e rikthyen në Torino pas një viti që kaloi në kryeqytetin francez:

“U ktheva te Juve, sepse kur luajta 1/8 finale me PSG dhe fitova kundër Manchesterit, Juventusi humbi me Atletico Madrid 2-0 në Madrid. Isha qartësisht i lumtur për veten time, por kthehem në shtëpi dhe i them gruas: Jam i lumtur, por nuk ndihem rehat, sepse Juve humbi 2-0.

Ndoshta, po të kisha qenë atje do t’ia kisha dhënë një dorë. Dhe kjo gjë rëndoi në zgjedhjet e mia. Kur më thirri Juventusi, iu përgjigja pozitivisht.

Ideja për të fituar me Juven në fund ishte gjëja që peshonte më shumë. U ktheva dhe e pranova rolin e zëvendësuesit vetëm për këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat