Si e komenton trajneri boshnjak fitoren e Prishtinës?

Futboll

Si e komenton trajneri boshnjak fitoren e Prishtinës?

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 15:35
Si e komenton trajneri boshnjak fitoren e Prishtinës?

Prishtina ka arritur të shënoi fitore ndaj Feronikelit, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Trajneri i Prishtinës, Abdullah Ibrakoviq e ka vlerësuar si të vështirë fitoren ndaj skuadrës së Feronikelit.

Trajneri boshnjak ka thënë se ka parashikuar që ndaj Feronikelit nuk do të jetë aspak lehtë, por në fund i është gëzuar tre pikëve të para në futbollin e Kosovës.

“Ishte një fitore e vështirë, ashtu siç e kemi parashikuar, pasi Feronikeli u mbyll para portës mirë dhe na detyroi që gjatë tërë pjesës së parë ta kërkojmë golin.

Arritëm të shënojmë dy gola në pjesën e dytë dhe të sigurojmë fitoren që është e rëndësishme', është shprehur Ibrakoviq.

“Po punojmë që ekipi të përmirësohet edhe më shumë dhe besoj që do të jemi më të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat