Alcantara përgjigjet pa asnjë hezitim

Futboll

Alcantara përgjigjet pa asnjë hezitim

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 15:45
Alcantara përgjigjet pa asnjë hezitim

Thiago Alcantara pretendon se nuk po iu kushton vëmendje spekulimeve që sugjerojnë se ai mund të kthehet te Barcelona. Mesfushori i Liverpool thotë se është i fokusuar plotësisht në “Anfield”.

Spanjolli është produkt i sistemit të famshëm të akademisë “La Masia” dhe spikati me Blaugrana-t përkrah peshave të rënda të La Ligas, së bashku me trajnerin aktual të Barçës, Xavi.

I pyetur për zërat që e lidhin me Barçën, Thiago u tha gazetarëve: “Unë luaj futboll, nuk jam i shqetësuar për thashethemet.

Jam i fokusuar në detyrën që kam ndaj ekipit tim, në kontratën që kam dhe në aventurën e re që kam nisur këtu në Premier League, duke u përpjekur të fitoj të gjithë trofetë e mundshëm”.

Mesfushori ka bërë 38 paraqitje për “Reds”, por probleme të ndryshme e kanë detyruar atë të qëndrojë jashtë në 34 ndeshje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat