Tottenham, borxhi rritet në 706 milionë funte

Futboll

Tottenham, borxhi rritet në 706 milionë funte

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 17:09
Tottenham, borxhi rritet në 706 milionë funte

706 milionë paund, mbi 830 milionë euro. Ky është borxhi neto i Tottenham, siç shihet edhe nga bilanci i publikuar nga Spurs në faqen e tyre zyrtare.

Covid-19 ndikoi shumë në financat e klubit, me të ardhurat e biletave të reduktuara në minimum. Kësaj duhet t’i shtojmë edhe dështimin për t’u kualifikuar në Champions League, një goditje për llogaritë e Spurs.

Daniel Levy, presidenti i Tottenhamit, tha:

Rezultatet financiare të publikuara për vitin tonë që përfundon më 30 qershor 2021 pasqyrojnë periudhën e vështirë të pandemisë dhe kohën tepër të dëmshme të COVID-19 që përkon, siç ka ndodhur, me hapjen e stadiumit tonë në prill 2019. Ne raportojmë rezultatet tona në një kohë kur jemi të kënaqur që tifozët tanë janë në gjendje të kthehen në stadium për të brohoritur lojtarët.

Dua t’i falënderoj veçanërisht ata për mbështetjen e vazhdueshme gjatë kësaj periudhe jashtëzakonisht të vështirë.".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat