​Villarreal e Manchester United në garë për vendin e parë në Grupin F, formacionet zyrtare

Futboll

​Villarreal e Manchester United në garë për vendin e parë në Grupin F, formacionet zyrtare

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Sot me fillim nga ora 18:45 do të zhvillohet ndeshja mes Villarreal dhe Manchester United, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Të dy skuadrat gjenden në Grupin F të kësaj gare, ku së bashku kanë arkëtuar nga shtatë pikë, dhe do ta synojnë sot fitoren me çdo kusht për të siguruar vendin e parë në tabelë.

Momentalisht, pas katër ndeshjeve të zhvilluara, “Djajtë e Kuq” pozicionohen në vendin e parë me shtatë pikë, aq sa ka edhe Villarreali në vendin e dytë, por është ndeshja direkte mes këtyre dy skuadrave ajo që e pozicionon United në vendin e parë, pasi kishte fituar 2:1 kundër Villarrealit.

Në ndeshjen e sotme, do të ketë mungesa të lojtarëve në të dy skuadrat, ku për Villarrealin nuk do të paraqiten Moreno dhe Aurier, kurse te United do të mungojnë Greenwood, Pogba, Varane, Cavani dhe Shaw.

Tanimë, të dy trajnerët si Carrick i United dhe Emery i Villarreal kanë publikuar fomracionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Villarreal: Rulli, Albio, Tores, Parejo, Capoue, Foyth, Estupinan, Trigueros, Danjuma, Pino, Gomez

Manchester United: De Gea, Lindelof, Maguire, Ronaldo, Martial, Fred, Sancho, Telles, Bissaka, De Bek, Tomminay

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat