Tifozët s’kanë dyshime për fituesin

Futboll

Tifozët s’kanë dyshime për fituesin

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 18:22
Tifozët s’kanë dyshime për fituesin

Sonte dhe nesër do të zhvillohet java e pestë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, që do të jetë përcaktuese për fatin e shumë ekipeve këtë edicion në garën më prestigjioze evropiane.

Vëmendje kryesore sonte do të jetë në Londër në stadiumin “Stamford Bridge”, atje ku Chelsea do ta presë liderin e grupi H, Juventusin.

“Zonja e Vjetër tashmë e ka siguruar kualifikimin tutje në fazën e nokautit, kurse me një barazim do ta siguronin edhe pozitën e parë në grup.

Image

Në anën tjetër, Chelsea me një barazim e siguron automatikisht kualifikimin tutje, por do të s
ynojë vendin e parë në grup.

UEFA ka publikuar një sondazh ku ka pyetur tifozët e futbollit se kush mendojnë se do të fitojë sonte.

70% e respondentëve thanë se fituesi do të jetë Chelsea, kurse 22% votuan për fitoren e gjigantit italian, Juventus. 8% mendojnë se ndeshja do të përfundojë pa fitues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat