Sot askush nuk pyet për të

Futboll

Sot askush nuk pyet për të

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 19:00
Sot askush nuk pyet për të

Të pasionuarve të futbollit, veçanërisht tifozëve të Barcelonës mund t’iu thotë diçka emri i Lee Seung-Woo. Futbollisti nga Koreja e Jugut është stërvitur në klubin “blaugrana” dhe është konsideruar gjithmonë një lojtar me të ardhme të madhe, madje në nivelin, siç thoshin bashkëkombësit e tij, të Lionel Messit.

Edhe pse nuk luajti për disa muaj për shkak të pezullimit që Barça mori nga FIFA, ai më vonë u bë pjesë e Barcelonës B, me të cilën debutoi në mars të vitit 2016. Me kombëtaren e tij ai konsiderohej “yll” në shkëlqim. Ishte në qendër të vëmendjes mediatike gjatë Botërorit U-20, ndërsa një vit më vonë u grumbullua nga përfaqësuesja A e vendit të tij në Botërorin “Rusi 2018”.

Por u kuptua shpejt që niveli i performancës së tij ishte poshtë pritshmërive. Barça e la të shkonte te Verona, fillimisht në formë huazimi dhe më pas u transferua përfundimisht. Në Itali “humbi gjurmët”, veçanërisht kur Verona ra nga kategoria. Ai përfundoi në Belgjikë, në Saint-Truden në verë të vitit 2019, ndërsa në fillim të vitit 2021 u huazua në te Portimonense në Portugali, ku u aktivizua vetëm në katër ndeshje.

Klubi belg ka kërkuar prishjen e kontratës me këtë futbollist 23-vjeçar. Koreano-jugori, që konsiderohej Messi i ri dhe me të cilin Barça u emocionua shumë vite më parë, e gjen veten pa ekip. Asnjë skuadër nuk do më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat