Rosenfeld: Lojtari ka bërtitur për të rifituar besimin e gruas

Futboll

Rosenfeld: Lojtari ka bërtitur për të rifituar besimin e gruas

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 19:09
Rosenfeld: Lojtari ka bërtitur për të rifituar besimin e gruas

Mbrëmjen e sotme, Argjentina dhe e gjithë bota do të mësojnë më në fund të vërtetën.

Wanda Nara i ka dhënë një intervistë të gjatë mikes Susana Gimenez, që do të transmetohet në orën një të natës me orën tonë, në të cilën ka hedhur dritë mbi skandalin që ka tronditur martesën me Mauro Icardi-n.

Një skandal që ka një emër dhe mbiemër: ai i China Suarez.

Ndërkohë vazhdojnë të dalin prapaskena të reja mbi Wandagate dhe reagimi “i çmendur” që ka patur Icardi pasi gruaja ka zbuluar tradhtinë e tij.

Ka qenë avokatja e Wanda-s, Ana Rosenfeld, që ka zbuluar reagimin e sulmuesit të PSG-së.

“Ka bërtitur për të rifituar besimin e Wanda-s dhe për të bërë paqe”, ka zbuluar Rosenfeld për Los angeles de la manana.

“Në rrjetet sociale kemi parë shumë lutje për falje, por besimi do të rifitohet vetëm me kohë. Ka tradhti që nuk falen kurrë, të tjera që minimizohen. Unë nuk fal. Ose nëse fal, nuk harroj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat