Flet vëllai i Maradonës: Fajtori të paguajë për vdekjen e tij

Futboll

Flet vëllai i Maradonës: Fajtori të paguajë për vdekjen e tij

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 12:48
Flet vëllai i Maradonës: Fajtori të paguajë për vdekjen e tij

Nesër mbushet një vit pa Diego Armando Maradonën. Të gjithë e përkujtojnë me libra, speciale televizive, evente të ndryshme, sepse “Pibe de Oro”, veçanërisht në Napoli dhe Buenos Aires është legjendë.

Megjithatë, ka edhe dhimbje, si ajo e Hugos, vëllait të vogël të Diegos, i cili me rastin e prezantimit të librit “Napoli, futbollistët e mëdhenj”, foli për Valter De Maggio, ku përsëriti gjithë hidhërimin e tij për vdekjen e të dashurit, Diego.

Çfarë ka ndryshuar nga 25 nëntori 2020 deri më sot?

"Asgjë, unë qaj çdo ditë. Në të vërtetë, qaj më shumë me kalimin e ditëve. Nuk mund të pranoj që Diego u largua në mënyrën më absurd, që ne të gjithë e dimë", thotë vëllaui i Maradonës.

Megjithatë, drejtësia argjentinase po punon shumë për zbardhjen e shkakut të vdekjes së Maradonës. Misteret mbeten, por ka përpjekje të mëdha për të zbuluar gjithë të vërtetën…

"Shpresoj se po. Kur kjo të ndodhë, ndoshta do të pushoj së qari. Dua drejtësi dhe të vërtetën për vdekjen e vëllait tim. Fajtori do të duhet të paguajë", tha Hugo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat