Penalltia skandaloze që u akordua në Champions League me VAR

Futboll

Penalltia skandaloze që u akordua në Champions League me VAR

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 17:56
Penalltia skandaloze që u akordua në Champions League me VAR

Një penallti inekzistente është dhënë në mbrëmjen e djeshme gjatë përballjes mes Malmos dhe Zenit. Kjo ishte një përballje direkte sa i përket skuadrës që do të vazhdojë më tej aventurën në Europa League, sa i përket vendit të tretë të grupit të në Champions League.

Chelsea dhe Juventusi kanë dy vendet e para dhe për këtë arsye, nuk mund të kërkohej më tepër. Suedezët po fitonin me shifrat 1-0 deri në minutat e fundit, ndërsa ishin pranë objektivit të tyre. Por një penallti skandaloze është akorduar në favor të Zenitit, ndërsa më e keqja është se u pa edhe në VAR.

Futbollisti i ekipit rus ka aktruar jo pak në atë moment, ndërsa edhe ndërhyrja e lojtarit të Malmos, ishte tërësisht e lejuar në dukje. Madje edhe vetë mbrojtësi i Zenit, Lovren, është shprehur se 11-metërshi erdhi si dhuratë.

“Jam dakord me lojtarët e Malmos, nuk ka pasur penallti. Është e pamundur të kërcesh me duar pranë trupit, është një lëvizje e natyrshme”, tha Lovren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat