Daja: Partizani nuk është mësuar me këto rezultate

Futboll

Daja: Partizani nuk është mësuar me këto rezultate

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 11:50
Daja: Partizani nuk është mësuar me këto rezultate

Vetëm një fitore arriti Partizani në fazën e parë të Abissnet Superiores, duke mos ia dalë të gëzojë tifozët e shumtë.

Të premten fillon faza e dytë, “Demat” presin Teutën dhe një fitore ndaj kampionëve në fuqi është e rëndësishme, pasi do t’i jepte moral e qetësi ekipit të kuq.

Trajneri Ilir Daja foli sot në konferencën për shtypin rreth duelit të ditës së premte (26 nëntor, 16:45), duke u ndalur te gjendja e skuadrës së tij, rivaliteti i madh në kampionat, pakënaqësia e tifozëve dhe tek ekipi kundërshtar.

“Sigurisht që kemi krizë rezultatesh, sepse Partizani nuk është mësuar me këto rezultate, por kemi paraqitur një lojë ku kemi qenë dominues ndaj ekipeve të tjera”, tha Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat