Tifozët e Interit tallen me të

Futboll

Tifozët e Interit tallen me të

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 12:21
Tifozët e Interit tallen me të

Interi iu fal dygolëshit të Edin Dzekos për të thyer 2-0 Shakhtar Donetsk në “San Siro”. Suksesi shtëpiak dhe fitorja e Real Madrid kundër Sheriff Tiraspol sollën kualifikimin e ekipit të Simone Inzaghit në 16 më të mirët e Champions League.

Presidenti i kampionëve të Italisë, Steven Zhang ka festuar arritjen e objektivit të parë sezonal me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku shkroi: “Pas 10 vitesh hedhim një hap përpara”.

Kinezi, i cili nuk postonte në Instagram prej 23 majit, datë ku festonte me trofeun e titullit kampion në Itali bashkë me Conten dhe Orialin, ka marrë shumë kritika e thumbime nga tifozët zikaltër.

“Akoma ti je president?”, i shkruan një tifoz i Interit, teksa një tjetër komentoi: “Herë pas here kujtohesh se je ende presidenti i Interit”. Dikush nuk e kursen ironinë, teksa i komenton kreu të klubit: “Për pak e kishim harruar që je presidenti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat