Kritika për Messin

Futboll

Kritika për Messin

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 15:55
Kritika për Messin

Gjashtë herë fituesi i ‘Topit të Artë’, Lionel Messi, pati kritika të shumta dhe shumica prej tyre erdhën nga ish-mesfushori i Real Madridit, Rafael van der Vaart.

Më bën të trishtë,” tha Van der Vaart. ”Është në pyetje dëshira. A e do këtë apo jo?

”Kur e krahasoni me Cristiano Ronaldon, njëri po lufton për ta dërguar skuadrën e vet në një nivel tjetër – dhe tjetri jo.

”Messi ecën aty-këtu. E shikoj atë dhe mendoj: ‘A nuk të vjen turp?’

”Thjesht po irritohem me Messin. Tashmë kishte filluar pak me Ronald Koemanin te Barcelona. Në fakt, ai refuzoi të punonte, kjo nuk është normale për një lojtar të tillë.

”Dhe ky është mëkat, sepse një lojtar si ky nuk do të lindë më".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat