Lojtari i Realit: Ronaldo na bezdiste

Futboll

Lojtari i Realit: Ronaldo na bezdiste

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 17:46
Lojtari i Realit: Ronaldo na bezdiste

Disa mund ta quajnë një fat të kenë komshi një si Kristiano Ronaldo, por ka edhe nga ata që e kanë bezdi që të jenë fqinj me sulmuesin e kombëtares portugeze. Për më shumë kur flitet për gjermanët, të cilit parapëlqejnë qetësinë.

Toni Kros, i cili ka jetuar pranë portugezit në Madrid, ka rrëfyer për “bëmat” e Kristiano Ronaldos, kur ky i fundit vendoste të organizonte festa apo “barbecue”.

Duke folur në emisionin “Lanz” në “ARD”, mesfushori gjerman ka rrëfyer se kur Kristiano organizonte festa me skuadrën në oborrin e shtëpisë së tij, shpesh ato bëheshin të bezdisshme.

Ai nuk ka marrë asnjëherë pjesë në këto festa, teksa ka rrëfyer se nuk i kanë pëlqyer asnjëherë oraret e të ngrënit në Spanjë.

“Kur organizonte festa Kristiano ishte rrëmujë. Kujtoj se me raste i kemi thënë ta mbyllin”, ka thënë mes të tjerave Toni Kros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat