Lyon pa Xherdan Shaqirin fiton në Danimarkë 

Futboll

Lyon pa Xherdan Shaqirin fiton në Danimarkë 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 22:55
Lyon pa Xherdan Shaqirin fiton në Danimarkë 

Lyoni ka vazhduar me serinë e fitoreve në Grupin A të Europa League.

Futbollisti Xherdan Shaqiri nuk u aktivizua asnjë minutë, megjithatë Lyoni ngadhënjeu me rezultat 3:1 ndaj skuadrës nga Danimarka, Brondby. 

Vendasit u përpoqën që të ndalin Lyonin por pa sukses.

Për Lyonin shënuan Cherki (57' e 66'), Slimani (76') dhe për Brondby-n realizoi Uhre (51').

Lyoni regjistron fitoren e pestë rresht në grup.

Lyoni kryeson me 15 pikë e Brondby është në fund me 2. Lyoni qysh nga xhiro e kaluar e ka siguruar kualifikimin me tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat