Kërkesa e pabesueshme e Zidane për PSG

Futboll

Kërkesa e pabesueshme e Zidane për PSG

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 08:45
Zidane

Mund të kemi një revolucion në muajt e ardhshëm në futbollin europian.

Shkarkimi i Solskjaer nga ana e Manchester United mund të nisë një reaksion zinxhir që mund të përfshijë edhe PSG.

Djajtë e Kuq, në fakt, duan Pochettino-n për sezonin e ardhshëm dhe ish-trajneri i Tottenham do të pranonte të kthehej në Premier League me shumë dëshirë.

Në Paris kanë vendosur të marrin masat duke ia ofruar stolin Zidane. Klubi francez ka nisur kontaktet me ish-trajnerin e Real Madrid, i cili duket se ka vendosur një kush për të pranuar ofertën e PSG.

Sipas footmercato.net, Zidane do të pranonte vetëm në rast të një lamtumire të Leonardo-s. Braziliani është aktualisht drejtori sportiv i Parisit dhe ka shumë pushtet brenda klubit dhe kjo  gjë duket se nuk pëlqehet nga trajneri francez.

Ish-mesfushori, në fakt, do të donte të kishte dorë të lirë dhe bashkëjetesa me Leonardo-n do të ishte e vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat