Laçi humb një titullar para ndeshjes

Futboll

Laçi humb një titullar para ndeshjes

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 19:41
Laçi humb një titullar para ndeshjes

Vllaznia pret Laçin në “Loro Boriçi”, në një nga ndeshjet më interesante të javës  së 10, që premton një 90-minutësh spektakolar.

Plot 8 gola u shënuan në përballjen e parë mes dy skuadrave, me shkodranët që triumfuan 3-5 dhe sot do të kërkojnë një tjetër sukses, për t’u afruar më shumë me kreun.

Vllaznia – Laçi 19:45 (Loro Boriçi dhe Supersport 3)

Kurbinasit kanë humbur një nga lojtarët më të rëndësishëm pak minuta përpara nisjes së sfidës. Mentor Mazrekaj është rrëzuar para se të dalë në nxehje dhe nuk është në gjendje të zbresë në “Loro Boriçi”. Trajneri Mirel Josa ka zgjedhur Bashkim Velijan në vend të sulmuesit të majtë dardan.

Formacionet zyrtare:
Vllaznia (4-2-3-1): Zogovic; Gurishta, Diagne, Adili, Hakaj; Krymi, Jonuzi; Latifi, Mustedanagic, Hoxhaj; Aralica
Laçi (4-3-3): Dajsinani; Roganovic, Ignjatovic, Malota, Ziko; Deliu, Qato, Shehu; Velija, Zarubica, Guindou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat