Xavi: Ne nuk e dominuam lojën siç prisnim

Futboll

Xavi: Ne nuk e dominuam lojën siç prisnim

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 12:01
Xavi: Ne nuk e dominuam lojën siç prisnim

Barcelona mbrëmë shënoi fitoren e radhës në La Liga, duke e mposhtur Villarrealin në udhëtim me rezultat 1:3.

Golat për katalonasit i realizuan De Jong, Depay dhe Coutinho.

Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez tha se këto janë tri pikë të arta për ta.

“Ne nuk e dominuam lojën siç prisnim, por luajtëm kundër një ekipi të madh”, ka thënë fillimisht Xavi për Marca pas ndeshjes.

“Ne ishim me fat pasi Villarreali nuk e meritonte të humbiste”.

“Kemi qenë me fat me golin e Memphis, por këto janë tre pikë të arta për ne”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat