Madrilenët dëshirojnë që Mbappe të jetë qendra

Futboll

Madrilenët dëshirojnë që Mbappe të jetë qendra

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 11:32
Madrilenët dëshirojnë që Mbappe të jetë qendra

Ceremonia gala e Topit të Artë shërbeu për të bashkuar shumë nga lojtarët më të mirë në botë, dhe në atë listë është Kilian Mbape.

Futbollisti i PSG-së shkoi i vetëm në teatrin Chatelet në Paris dhe ishte një nga yjet më të duartrokitur nga tifozët që kishin ardhur për të parë idhujt e tyre.

Pasi kaloi në tapetin e kuq, sulmuesi dha një intervistë për ‘’L’Equipe’’, një nga mediat e akredituara për të intervistuar protagonistët.

Mbape foli për të ardhmen e tij duke dhënë një mesazh të koduar: “Sigurisht që qëllimi im është të fitoj një apo disa Topa të Artë, por ka një proces për ta arritur atë”.

Disa tifozë e interpretuan këtë mesazh si një parashikim të mundshëm të një largimi nga PSG në fund të sezonit.

Thënia “proces” ënkupton një ndryshim ekipi në të cilin Mbape do të bëhej lider i një projekti fitues, diçka që në Paris është e vështirë me Mesin dhe Nejmar.

Është pikërisht ajo që Real Madrid ka planifikuar t’i ofrojë yllit francez.

Madrilenët dëshirojnë që Mbappe të jetë qendra e projektit për dekadën e ardhshme.

Nga ana e tij, dhe vetë lojtari e di që një transferim në Madrid rrit shanset e tij për të fituar Topin e Artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat