Pele nuk i kursen lëvdatat për Messin

Futboll

Pele nuk i kursen lëvdatat për Messin

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 12:06
Pele nuk i kursen lëvdatat për Messin

Triumfi i Lionel Messit në Topin e Artë nuk ka pasur vetëm kritika, por dhe urime nga legjendat e futbollit.

Një prej tyre, legjenda braziliane Pele nuk është kursyer në lëvdata ndaj yllit argjentinas, duke i dalë në mbrojtje Mesit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, 81-vjeçari, ka uruar Mesin duke e cilësuar si talent unik.

‘’Urime Leo Mesi për Topin e Artë. Është nderimi i duhur për një talent unik. Shtatë herë, faleminderit shumë’’, shkruan Pele, duke e shoqëruar me foton e Mesit me trofeun në duar.

Postimi ka marrë pëlqime të shumta, pas vlerësimi i një legjende si Pele, ka shumë peshë në opinion publik.

Braziliani nuk arriti ta fitonte asnjëherë Topin e Artë, pasi në vitet e largëta, ky çmim jepej vetëm për lojtarët brenda Europës dhe jo ata në Amerikën e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat