Kosova do të përballet me Shqipërinë

Futboll

Kosova do të përballet me Shqipërinë

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 12:24
Kosova do të përballet me Shqipërinë

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të martën, prej orës 16:00, Kosova do të përballet me Shqipërinë, në ndeshjen e radhës mes dy përfaqësueseve shqiptare, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, që organizohet në Australi dhe Zelandë të Re. 

Ndeshja e parë e këtij cikli mes dy përfaqësueseve shqiptare, e zhvilluar më 16 shtator në Elbasan, kishte përfunduar 1:1.

Katër ditë më parë Kosova humbi 2:1 në Prishtinë nga Polonia, kurse Shqipëria në Tiranë pësoi 7:0 nga Norvegjia. 

Të dyja i kanë nga katër pikë në grupin F të kualifikimeve evropiane.

Kosova renditet e katërta e Shqipëria e pesta, për shkak të goldallimit më të mirë.

Para stërvitjes të cilën Kosova e zhvilloi të hënën, seancën e fundit përgatitore për ndeshje e mbajti edhe Shqipëria.

Te Shqipëria ka shumë futbolliste nga Kosova, ndërsa së fundi në shtabin teknik si ndihmëstrajnere është bashkuar Suada Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat