Liverpooli duke kryesuar garën për yllin e Borussia Monchengladbach

Futboll

Liverpooli duke kryesuar garën për yllin e Borussia Monchengladbach

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 12:28
Foto

Gjigandi anglez Liverpool është duke e kryesuar garën për të nënshkruar me mesfushorin e Borussia Monchengladbach Denis Zakaria, raporton “El Nacional”.

25 vjeçari ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm te gjigandi katalunas Barcelona, por spekulohet se ai preferon një kalim në “Anfield Road”.

Liverpooli mund t’i ofrojë Zakarias një marrëveshje me një pagë shumë më të mirë se Barcelona, pasi që kjo e fundit momentalisht gjendet në një krizë financiare.

Këtë sezon, Zakaria ka arritur të bëjë 12 paraqitje në të gjitha garat për Borussia Monchengladbach, duke regjistruar dy gola dhe një asistim mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat