Renditja e UEFA-s për klubet shqiptare

Futboll

Renditja e UEFA-s për klubet shqiptare

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 15:13
Laçi

Pak ditë më përpara UEFA ka rifreskuar koeficientet e klubeve dhe renditjen e tyre duke u bazuar në ecurinë e pesë viteve të fundit në Europë, si edhe koeficientet e kampionateve të secilit shtet përkatës.

Skuadrat shqiptare me atë që kanë dhënë gjithsej në Europë në pesë vitet e fundit, e rendisin Shqipërinë në vendin e 42-të me 8000 pikë të grumbulluara. Kujtojmë që janë katër skuadra që çdo vit përfaqësojnë Shqipërinë në Europë. Në sezonin 2017-2018, skuadrat shqiptare kanë bërë ecurinë më pozitive në pesë vitet e fundit.

Ekipi që mban vendin e parë nga skuadrat shqiptare është Laçi, që renditet në vendin e 196-të, kjo si pasojë edhe e pjesëmarrjes së shpeshtë në pesë vitet e fundit e kurbinasve në Europë.

Pas tij vijnë ekipe si Kukësi, Teuta e Partizani, ndërsa pesëshen e mbyll Skënderbeu, edhe pse skuadra korçare ka vite që nuk merr pjesë për shkak të dënimit. Në sezonin e fundit skuadrat që morën pjesë në Europë ishin Teuta, Partizani, Vllaznia dhe Laçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat