Tuchel “presion” Christensenit

Futboll

Tuchel “presion” Christensenit

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 11:18
Tuchel “presion” Christensenit

Thomas Tuchel duket se është lodhur nga situata e krijuar me mbrojtësit e tij. Jo për shkak të performancës së tyre në fushë, por mungesën e rinovimit të kontratave respektive.

Rüdiger është gjithnjë e më larg Londrës (Reali e PSG e presin në fund të sezonit), ndërsa Apilicueta dhe Christensen nuk po vendosin për hedhjen e të zezës mbi të bardhë. Qendërmbrojtësin danez Tuchel e ka ulur në stol në sfidat e fundit në formë presioni që të firmosë kontratën e re.

“Kemi pritur që qëndrimi ynë (për ta lënë në stol) të influenconte në zgjedhjen e situatës.

Javë më parë besoja se Andreas donte të njëjtën gjë, si unë dhe klubi. Kemi pritur që ai të konfirmojë qëndrimin te Chelsea. Ndërsa e bën mirë punën në fushën, duhet ta bëjë po kaq mirë edhe jashtë saj dhe të tregojë se është shembull. Ai na thotë se e do Chelsean dhe se dëshiron të qëndrojë. Është pjesë thelbësore e një klubi të rëndësishëm, por edhe ne duam angazhim prej tij”, – tha trajneri duke bërë të qartë qëndrimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat