Përplaset me tifozët e Barcelonës në rrugë

Futboll

Përplaset me tifozët e Barcelonës në rrugë

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 17:31
Përplaset me tifozët e Barcelonës në rrugë

Samuel Umtiti është kthyer në një “mish të huaj te Barcelona, pasi nuk ka luajtur asnjë ndeshje me klubin katalan, por ndonëse nuk e do askush, refuzon të largohet e të heqë dorë nga milionat që përfiton prej kontratës që ka.

Tifozët “blaugrana” e kanë kontestuar shumë shpesh francezin në stadium, por së fundi nuk kanë ngurruar t’i shprehin pakënaqësinë edhe në rrugët e Barcelonës, pasi e kanë njohur dhe i kanë dalë para makinës, duke bllokuar edhe trafikun.

Fillimisht Umtiti është larguar, por më pas ka zgjedhur të qëndrojë dhe të përballet me tifozët e acaruar, teksa ndali makinën e tij të rrugë dhe zbriti për t’u afruar te tifozët, të cilëve u kërkoi respekt.

Disa prej tyre përfituan nga rasti për të bërë edhe një selfie me mbrojtësin francez, i cili pas një debate të ndezur me tifozët, hipi sërish në makinë dhe u largua me shpejtësi…. Ndoshta për në stërvitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat