Festa e Messit për Topin e Artë, ja pse munguan Icardi dhe Nara

Futboll

Festa e Messit për Topin e Artë, ja pse munguan Icardi dhe Nara

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 14:28
Lionel Messi, Icardi

Lionel Messi arriti të fitonte Topin e Artë për herë të 7-të në karrierën e tij futbollistike duke u bërë lojtari më i mirë në botë, teksa asnjë lojtar tjetër nuk ka arritur deri tani të fitojë plotë 7 Topa të Artë.

Pas fitimit të këtij çmimi individual, Messi organizoi një festë madhështore ku të ftuar ishin edhe shokë të skuadrës ku argjentinasi aktivizohet.

Por sië raportohet nga mediat “Pleshti” nuk e ka futar Maurio Icardin  dhe Wanda Narën në festën e tij.

Megjithatë duket se shkaktar i mungesës së ftesës më shumë ka qenë një tjetër lojtar argjentinas,  Leandro Paredes, që bashkë me Di Marian ka qenë organizator i festës. Duket se Paredes ka një problem personal me Wandan kështu që e ka shmangur praninë e saj në festë.

Duhet theksuar se edhe vetë dy futbollistët argjentinas Messi dhe Icardi nuk kanë tashmë një raport shumë miqësor mes tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat