Conte: Kjo është një sfidë e madhe për mua

Futboll

Conte: Kjo është një sfidë e madhe për mua

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 14:38
Conte: Kjo është një sfidë e madhe për mua

Antonio Conte foli sfidën e tij të re në krye të Tottenhamit, klub i cili ka rënë shumë poshtë brenda dy viteve, duke kaluar nga finalja e Championsit kundër Liverpoolit, te disfata ndaj Muras në Conference League.

Ish-trajneri i Interit përsëriti konceptin kryesor që pas nënshkrimit të tij me Spurs-at: të gjithë duhet të kuptojnë se ku janë dhe duhet të japin gjithçka për t’u rikthyer në nivel.

“Kjo është një sfidë e madhe për mua… më e madhja, sigurisht, po. Po flas për vështirësitë që po kalojmë. E dimë që për momentin niveli i ekipit është mesatar. Ne të gjithë e dimë. Jo vetëm unë, por edhe lojtarët. Por kjo nuk mund të bëhet alibi apo justifikim. Duhet ta përballojmë këtë situatë për ta shtyrë veten të përmirësohemi dhe të shikojmë lart. Situata nuk është e lehtë, sepse ju e dini se ka të paktën katër klube më të forta. Jam mësuar të luftoj për të fituar diçka, për të qenë konkurrues.”

Kur Conte fitoi kampionatin me Chelsean, Spurs-at përfunduan të dytët:”

Klubi, në vitet e fundit, ka rrëshqitur. Nëse e krahasoj Tottenhamin me kohën kur isha te Chelsea, atëherë ishte shumë, shumë konkurrues”.

Përmirësimi i shpejtë mund të vijë me ndërhyrjen në merkato, por për Conten “janari është shumë larg”.

“Nuk jam trajner që kur marr detyrën them dua këtë apo atë lojtar. Nuk kam shpenzuar shumë para me blerjet me Interin, Chelsea-n, Juventusin. E di që të përmirësohesh, të jesh konkurrues dhe të luftosh për diçka të rëndësishme, duhet cilësi te lojtarët. Por duhet gjithashtu pak kohë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat