Dy ekipet e mëdha europiane kërkojnë shërbimet e tij

Futboll

Dy ekipet e mëdha europiane kërkojnë shërbimet e tij

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 15:45
Dy ekipet e mëdha europiane kërkojnë shërbimet e tij

Largimi i Timo Vernerit nga Çelsi duket se është i sigurt në fund të këtij sezoni. Në verën e ardhshme, sulmuesi i kombëtares gjermane me shumë mundësi mund të rikthehet në Bundesligë.

Skuadrat e interesuara për të janë Bajerni i Mynihut dhe Borusia e Dortmundit. Gjithsesi, bavarezët janë favoritë për ta marrë lojtarin, pasi ky i fundit do të punonte me kënaqësi me ish-trajnerin e tij në Lajpcig, Julian Nageslman.

Duket se “Klasikja” gjermane nuk do të luhet vetëm në fushë por dhe në merkato. Verner nuk po gjen hapësira te londinezët edhe pas mungesës së Romelu Lukakut.

Tomas Tuhel nuk ka shumë besim te gjermani dhe gjasat janë që Timo Verner të kërkojë një skuadër të re për të vazhduar karrierën e tij, pasi në rast të kundërt do të rrezikonte pjesëmarrjen në Botërorin e ardhshëm në Katar me kombëtaren e Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat