Zabërgja i thotë lamtumirë Trepçës

Futboll

Zabërgja i thotë lamtumirë Trepçës

Nga: K.G. Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 17:15
Zabërgja i thotë lamtumirë Trepçës

Sulmuesi i njohur Enis Zabërgja konfirmon largimin nga ekipi me renome Trepça nga Mitrovica. 

Futbollisti nuk ka dhënë ndonjë detaj se ku do të vazhdojë karrierën apo edhe mund të pensionohet nga loja aktive. 

“Desha te ju informoj se nuk do të jem me pjesë e klubit të madh Trepça.

Dua t’i falënderoj të gjithë duke nisur nga ekonomët, lojtarët, presidentin legjendar Nexhmedin Haxhiu, trajnerët për korrektësinë dhe tretmanin në klub Avni Haxhiun, Besim Haxhiun, komandant Qetin edhe tifozët e flaktë ‘Torcidën’.

Ishte kënaqësi që për shumë sezone si në ditë të këqija si në ditë të mira e kam bart këtë fanellë me peshë të madhe.

Klubit i dëshiroj shumë sukses”, njofton Zabërgja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat