Haxhaj largohet nga Vëllaznimi, kjo është arsyeja

Futboll

Haxhaj largohet nga Vëllaznimi, kjo është arsyeja

Nga: K.G. Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 17:21
Haxhaj largohet nga Vëllaznimi, kjo është arsyeja

Futbollisti Adnan Haxhaj ka ndarë rrugët me klubin e Vëllaznimit nga Gjakova. Haxhaj largohet nga skuadra që garon në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A.

“Nga sot nuk do të jem pjesë e KF Vëllaznimit. 

Faleminderit Qytetit për mikpritje, tifozëve për përkrahjen, bashkëlojtarëve dhe Stafit. 

Për mua ishte nder dhe kënaqësi ta bartja fanellën e Vëllaznimit. 

Nuk deshtëm që gjërat të rrjedhin kështu por shkaqet financiare nuk na lanë rrugë tjetër veçse të largohem para kohe. 

Klubit i uroj më të mirën në të ardhmen sepse është një klub i madh dhe një qytet që e do futbollin”, ka shkruar Haxhaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat