Bergomi: Nuk kam dyshime për Inzaghin

Futboll

Bergomi: Nuk kam dyshime për Inzaghin

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 19:30
Bergomi: Nuk kam dyshime për Inzaghin

Inter ka fituar përsëri në San Siro, këtë herë kundër Spezia-s.

Një fitore e bukur 2-0 për zikaltrit që mbeten në ndjekje të Milan dhe Napoli-t.

Për skuadrë milaneze ka folur Beppe Bergomi, legjendë e klubit.

“Nuk kam patur kurrë dyshime për Inzaghi-n. Dyshimin e kisha për largimin e Lukaku-t, e konsideroja dominues dhe shumë të rëndësishëm për ekipin”, ka shpjeguar Bergomi për Sky.

“Inzaghi ka punuar me të për dhjetë ditë. Më ka thënë ‘Kam bërë gjithçka për ta mbajtur, por nuk ia kam dalë’. E kuptonte potencialin dhe rëndësinë e tij.

“Më pas ka ardhur një lojtar si Dzeko. Të cili i shtohet një si Calhanoglu, që ka shpërthyer në muajin e fundit. Me pak fjalë, Inter mund të sulmojë me shumë lojtarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat