Son: Antonio pret që të gjithë të lëvizim shumë në fushë

Futboll

Son: Antonio pret që të gjithë të lëvizim shumë në fushë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 11:08
Son: Antonio pret që të gjithë të lëvizim shumë në fushë

Me Antonio Conten në stol, Tottenham ka marrë 7 pikë në tre ndeshjet e fundit të Premier League.

Gjithçka nisi me atë barazim ndaj Everton në transfertë për të vijuar me dy fitoret shtëpiake ndaj Leeds United dhe sëfundmi ndaj Brentford me shifrat 2-0.

Te Spurs që tani futbollistët kanë nisur të dashurohen me metodat e punës së trajnerit italian dhe njëri prej lojtarëve që ka mbetur i magjepsur nga Conte është koreno-jugori Son Heung-Min i cili realizoi golin e dytë në fitoren ndaj Brentford.

“Antonio pret që të gjithë të lëvizim shumë në fushë si në lojën me top ashtu edhe në atë pa top.

Çdo futbollist e di se çfarë duhet të bëjë.  Është aq i apasionuar, kam filluar ta adhuroj që tani.  Ai na përcjell grintë. Kur luaj ndjej pasionin që përcjell Conte në fushë”, theksoi Son.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat