Drejt lamtumirës

Futboll

Drejt lamtumirës

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 11:42
Drejt lamtumirës

Timo Verner, Ferran Torres, Rahim Sterling, Hakim Zijeç, Antoni Marsial e sa e sa të tjerë.

Të gjithë këta emra janë në listën e objektivave të Barcelonës për merkaton e janarit. Por, lojtari që ka më shumë gjasa t’i bashkohet ekipit të Ksavit në dimër është ai i Edinson Kavanit. Shumë shpejt ai mund të veshë fanellën e Barcelonës dhe të zëvendësojë Serxho Agueron, i cili pritet që shumë shpejt t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur.

AGUERO – Gjithçka lidhet në fakt me të ardhmen e Serxho Agueros. Argjentinasi, sipas të gjitha gjasave, e ka mbyllur me futbollin e luajtur.

Problemet me aritminë e kanë detyruar atë të qëndrojë pushim për të paktën 3 muaj, por gjasat janë që sulmuesi argjentinas të mos zbresë më në fushë. Në rast se Aguero do të zyrtarizonte tërheqjen e tij, atëherë Barcelona do të rikuperonte 12 milionë euro që është dhe paga e tij. Këtë shumë klubi mund ta përdorë për të tjera investime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat