FSHF paralajmëron klubet

Futboll

FSHF paralajmëron klubet

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 12:14
FSHF paralajmëron klubet

Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve në Federatën Shqiptare të Futbollit informon të gjithë klubet dhe opinionin publik se ka filluar procesi i licencimit të klubeve aplikante për një licencë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2022-23.

Ky proces do të përmbyllet më 31 mars 2022, sipas afateve të vendosura nga FSHF dhe UEFA.

Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për licencë duhet të paraqesin në Sektorin e Licencimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur me sukses këtë proces.

Kriteret që duhet të plotësohen janë kriterin sportiv, ai i infrastrukturës, kriteri i administratës dhe personelit, kriteri ligjor dhe kriterin financiar, i cili është edhe kriteri me i rëndësishëm në raport me kriteret e tjera.

Ashtu si edhe në vitin e shkuar, Sektori i Licencimit do të organizojë workshop, seminare dhe takime bilaterale me të gjithë klubet aplikante për licencë, për t’i asistuar dhe ndihmuar në këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat