Tragjedia në futboll/ Trajneri ndërron jetë duke festuar golin

Futboll

Tragjedia në futboll/ Trajneri ndërron jetë duke festuar golin

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 20:34
Adham El Selhdar ndërroi jetë në minutat e fundit të sfidës.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin egjiptian. Trajneri i skuadrës Al Majd, Adham El Selhdar ndërroi jetë në minutat e fundit të sfidës.

Ekipi i drejtuar nga ai po luante ndaj Al Zarqa dhe shënuan golin e fitores në minutat e fundit të ndeshjes. Gjatë festimit tekniku 53 vjecar nuk e përmbajti entuziazmin, por ky entuziazëm u kthye shumë shpejt në tragjedi.

El Selhdar pësoi një atak në zemër që i kushtoi rëndë dhe pavarësisht tentativave të mjekëve nuk arritën ta shpëtonin teksa vdiq gjatë rrugës për në spital.

53 vjecari kishte një përvojë 20 vjecare në trajnimin e skuadrave, teksa eksperienca e tij e parë filloi me skuadrën Goldi ku ishte pjesë e stafit teknik, ndërsa më shumë kohë në krye të një klubi kaloi te Ismaily ku dha kontributin e tij të vyer për tre sezone.

Ngjarje të tilla janë një këmbanë alarmi në futboll, teksa El Sehdar nuk është personi i parë që përjeton një tragjedi të tillë në fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat