Son i çmendur pas Conte-s

Futboll

Son i çmendur pas Conte-s

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 07:01
Heung-Min Son

Ndihet efekti i Antonio Conte te Tottenham, jo vetëm për rezultatet, por edhe për humorin e lojtarëve.

Këtë e ka konfirmuar Heung-Min Son, i cili nuk ka kursyer elozhet për trajnerin e tij pas fitores 2-0 të marrë kundër Brentford në kampionat.

“Antonio Conte pret që të gjithë të lëvizin shumë, me ose pa top. Çdo lojtar e di atë që duhet të bëjë”, ka thënë Son për Daily Mail.

“Ka një pasion të madh.  E adhuroj. Na motivon shumë dhe unë ndiej pasionin e tij në fushë kur luaj. Duam të vazhdojmë kështu dhe nëse do të fitojmë edhe në fundjavë, do të mbyllim një javë pozitive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat