E gjithë vëmendja është në Dortmund

Futboll

E gjithë vëmendja është në Dortmund

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 12:32
E gjithë vëmendja është në Dortmund

E gjithë vëmendja është në Dortmund, aty ku bavarezët do të luajnë një ndeshje shumë të rëndësishme për sezonin e ri.

Trajneri Julian Nagelsman është i bindur te forca e skuadrës së tij edhe pse parashikon një ndeshje të fortë, pasi sipas tij, Borusia do të jetë një rival për titull deri në fund.

Çfarë Dortmundi prisni?

"Ka momente kur presingu i tyre është shumë i lartë. Mendoj që dhe nesër (sot) do të luajnë me të njëjtën mënyrë, gjithsesi është e vështirë për ta parashikuar.

Të bësh presing aq lart, është e vështirë për 90 minuta si për ne dhe për ata. Borusia po kalon një formë të mirë dhe për t’i ndaluar na duhet të bëjmë një ndeshje perfekte", thotë trajneri i Bayernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat