Manaj gjen golin e parë

Futboll

Manaj gjen golin e parë

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 17:18
Manaj gjen golin e parë

Rei Manaj gjen golin e parë në Seria A këtë sezon. Sulmuesi shënoi në barazimin 2-2 të Specias ndaj Sasuolos.

Vendasit kaluan dy herë në avantazh me Manaj dhe Giasi, por Sasuolo barazoi me sulmuesin Raspadori, që shënoi dy herë. 

Një pikë me vlerë për Specian, që largohet përkohësisht nga zona e ftohtë. Në ndeshjen tjetër Verona mori një fitore spektakolare me përmbysje ndaj Venecias në transfertë.

Vendasit ishin në avantazhin e tre golave në pjesën e parë. Gjithsesi Verona nuk u dorëzua dhe përmbysi rezultatin në pjesën e dytë.

Xhovani Siemone ishte përsëri protagonist me dy gola. Gjithashtu shënoi dhe  Kaprari. Henri bëri autogol. Më poshtë keni rezultatet e ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat