Strakosha kthehet titullar

Futboll

Strakosha kthehet titullar

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 17:25
Strakosha kthehet titullar

Thomas Strakosha do të nisë si titullar ndeshjen e sotme ndaj Lacios në Serinë A.

Ndonëse në fillimin e sezonit ishte Pepe Reina i përzgjedhuri i skuadrës kryeqytetase si titullar në kampionat, duket se në klub kanë ndërruar mendje pasi kanë parë paraqitjet e fundit të tij.

Mbrojtja e Lacios fut ujë dhe pëson gola, ndërsa statistikat e Reinas nuk kanë qenë ndër më të mirat. Lacio tashmë është skuadra e tretë me më shumë gola të pësuar deri tani në kampionat, me 29  të tillë në vetëm 15 ndeshje të luajtura.

Me të vërtetë shumë për një skuadër që pretendon të pozicionohet mes më të mirave në kampionat. Ndaj pas barazimit 4-4 me Udinezen, klubi ka marrë vendimin që Strakosha të luajë ndaj Sampdorias shansin e tij për të qenë përsëri ai i pari në hierarkinë mes shtyllave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat