Shaqiri se Shaqiri, ua mbylli gojën... 

Futboll

Shaqiri se Shaqiri, ua mbylli gojën... 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 20:31
Shaqiri se Shaqiri, ua mbylli gojën... 

Futbollisti Xherdan Shaqiri pas tri ndeshjeve kthehet titullar. Çuditërisht tri ndeshje u la në bankë nga ana e trajnerit Bosz.

Shaqiri sonte asistoi në golin e parë të Lyonit, e cila nxori një pikë të madhe në udhëtim, duke luajtur baras me rezultat 2:2 me Bordeaux. 

Një pikë e madhe në derbin francez, veçmas për Shaqirin ishte ndeshje emocionuese, pasi që u përballë me ish selektorin e tij, Vladimir Petkoviqin, tani trajner në Bordeaux.   

Në minutën e 29-të, Shaqiri harkon nga korneri, Denayer shënon me kokë për 0:1.

Shaqiri me këtë asistim maestro, ua mbylli gojën të gjithëve.

Në minutën e 36-të, Gisto shënon autogol për 1:1.

Mendes në minutën e 41-të shënon për 1:2 Lyonin.

Në minutën e  58-të, Elis barazon rezultatin 2:2.

Në minutën e 66-të, Shaqiri u zëvendësua.  

Pas javës së 17-të, Lyon është në vend të 12-të me 23 pikë e Bordeaux i 17-ti me 14.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat