Mediat angleze nuk kursehen me elozhet për Armando Brojën

Futboll

Mediat angleze nuk kursehen me elozhet për Armando Brojën

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 12:15
Mediat angleze nuk kursehen me elozhet për Armando Brojën

Goli i Armano Brojës ndaj Brighton mund të ishte i fitores, por mysafirët barazuan në fund, por kjo nuk ia humb aspak bukurinë atij goli.

Ky ishte më i bukuri që sulmuesi 20-vjeçar ka shënuar me fanellën e “Shenjtorëve”, aq sa ka marrë edhe elozhet e shtypit britanik.

“Daily Mail” e krahasoi lëvizjen e tij në minutën e 29- të, me atë klasiken e Johan Cruyff.

“Sulmuesi i kombëtares shqiptare, 20 vjeç, i huazuar nga Chelsea, bëri një kthesë “alla” Cruyff për të mashtruar mbrojtësin myafir, përpara se të kalonte edhe portierin Sanchez”, raportonte në komentin e ndeshjes gazetari i “Daily Mail”.

Ndërsa edhe komentatorët televizivë bënë një koment të ngjashëm, duke e quajtur “Cruyff i vogël”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat