Wilshere injoron Cristiano Ronaldon

Futboll

Wilshere injoron Cristiano Ronaldon

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 15:12
Wilshere injoron Cristiano Ronaldon

Aktualisht në kërkim të një skuadre, Jack Wilshere, është kthyer të flasë jo vetëm për karrierën e tij, por edhe për Premier League dhe lojtarët që po shkëlqejnë.

Kanë bërë bujë fjalët e thëna për Cristiano Ronaldo dhe Bernardo Silva. Mesfushori ka folur për talkSPORT, duke vendosur lojtarin e City-t para atij të Manchester United.

“Portugezi më i mirë në aktivitet? Nuk është Cristiano Ronaldo. Në këtë moment më i miri është Bernardo Silva. Është një shkallë sipër të tjerëve.

Nuk them se është më i miri në kuptim absolut, sepse karriera e CR7 është e jashtëzakonshme, por unë do të zgjidhja Bernardo Silva si shok skuadre”.

Një goditje për krenarinë e Cristiano Ronaldo që, me sa duket, po fillon të humbasë “pikë” jo vetëm në listën e më të mirëve në botë, por edhe në atë të portugezëve më të mirë në aktivitet...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat