Southampton mburret me shqiptarin

Futboll

Southampton mburret me shqiptarin

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 18:28
Southampton mburret me shqiptarin

Armando Broja po shkëlqen me fanellën e Southamptonit në këtë edicioni të Ligës Premier.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar pesë gola për skuadrën angleze, më së shumti nga çdo lojtar i Premier Ligës U20, shkruan Gazeta Olle.

Broja ishte protagonist edhe gjatë javës së kaluar, pasi shënoi një gol të mrekullueshëm dhe tashmë klubi e ka vëmendjen e plotë drejtuar atij.

Broja (20 vjeç, 85 ditë) është lojtari i dytë më i ri në historinë e kompeticionit që shënon në tre startet e tij të para të ligës në shtëpi, pas Danny Cadamarteri (18 vjeç, 6 ditë) dhe kjo gjë ishte në fokusin e klubit anglez edhe sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat