Bejtullai: Edhe kundër Shkupit besoj se mund të arrijmë fitore

Futboll

Bejtullai: Edhe kundër Shkupit besoj se mund të arrijmë fitore

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 11:27
Bejtullai: Edhe kundër Shkupit besoj se mund të arrijmë fitore

Sot Shkëndija udhëton për në Shkup, ku në kuadër të javës së shtatëmbëdhjetë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll, në stadiumin e Çairit me fillim në orën 13:00 do të përballen me ekipin e Shkupit.

Deri në përfundim të vitit 2021 kanë ngelur vetëm edhe dy ndeshje, kjo e së mërkurës kundër Shkupit dhe ajo e ditës së diel kundër Skopjes, ndërsa kuqezinjtë do të kërkojnë të përmbyllin sezonin vjeshtor me dy fitore në dy ndeshjet e fundit.

Ndeshja e fundit e Shkëndijës kundër Shkupit u zhvillua më 14 shtator të këtij viti në stadiumin e qytetit në Tetovë, e që përfundoi me barazimin pa gola.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Dejan Jakimovski nga Shkupi, do t’i ndihmojnë Kushtrim Lika nga Kërçova dhe Sllagjan Markoski nga Gostivari, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Aleksandar Grujoski nga Kërçova.

 

Egzon Bejtullai, tha: “Ne si skuadër i kemi caktuar qëllimet tona të cilat duhet t’i arrijmë. Në dy ndeshjet e fundit që kanë ngelur deri në përfundim të vitit 2021 duhet të gjithë të japim maksikumin nga vetja.

Edhe kundër Shkupit besoj se mund të arrijmë fitore nëse futemi të motivuar në ndeshje. Gjithnjë jemi të fokusuar ndeshje pas ndeshje, dhe pas Shkupit do të kërkojmë fitore edhe ndaj Skopjes, që në fund të përfundojmë sezonin vjeshtor sa më afër vendit të parë”.

Të rejat në skuadër:

Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për lojë.

Kundërshtari:

Shkupi

Pozita momentale: Ekipi i Shkupit është i renditur në vendin e parë në tabelë, me 38 pikë të tubuara.

Ecuria: Në pesë ndeshjet e fundit në kampionat, skuadra e Shkupit ka katër fitore dhe një humbje. Në ndeshjen e fundit mundi ekipin e Skopjes në cilësinë e mysafirit me rezultatin 1:3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat